s

Modulet
· Valët e Liqenit
· Forums
· Projektet 2010
· Designi i vjetër
· Komenti juaj
· Konto e juaja
· Galeria
· Pyetësori
· Historia
· Përshëndetjet
· Lajmet
· Web Links

Ka shkrojtur:

Login
Nickname

Password

Nuk keni akoma një account? krijoje tani Këtu!. Si përdorues i regjistruar mund të shfrytëzosh dhe të personalizosh të gjitha shërbimet e afruara.

Video Shqiptare
 
 
 
 
 
 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 



Mirëserdhët në Ladorishti.com
Bazilika e Ladorishtit - KRENARIA E RAJONIT TË STRUGËS



,
Bazilika e Ladorishtit, shtrihet në një hapsirë që kapë një sipërfaqe prej mbi 700 metra katror. Dimensionet kësaj bazilike janë: lindje-perëndim 26.30 m dhe veri-jug 27 metra gjatësi, me të gjitha ambijentet për nevoja të funkcionimit të bazilikës. Sipërfaqja dhe ambijentet e kësaj bazilike, janë dëshmi për një civilizim, të mos themi një qytetërim dhe një kulturë autoktone të popullatës së shumtë që ka jetuar në vazhdimësi deri në ditët e sotme. Vetë madhësia e bazilikës dëshmon se aty, ose në afërsi të sajë, ka pasë një megapolis (qytet të madh).

Vlerësuar nga aspekti arkitektonik, bazilika e Ladorishtit si të gjitha të tjerat, janë bazilika shumëkonkale “intra muros”( me domethënje “brënda mureve” “përmbrënda”). Elementet arkitektonike, dëshmojnë se janë bazilika tipike paleokristijane të këtij rajoni, sepse në mozaiqet e zbuluara-gjetura, dekorimet e dyshemeve dhe shumë elementeve të tjera janë dëshmi të pakontestuara.

Bazilika e Ladorishtit, është në formë trefletëshe (trianijëshe) dhe shumkonkale, që përmbush të gjitha kriteret fetare dhe arkitektoniko-strukturale të kristijanizmit me elementet ambijentale që ajo përmban, siç janë: qendra episkopale, oratoriumi, naosi, (tempulli me simbolikën e perëndisë), anekset, atriumi (pjesa e përparme e tempullit), por (jo) edhe “atrium mortis” (edhe pse në ambijentet e sajë ka varreza, e mbase nekropla ka qënë në vend tjetër ?), narteksi (paradhoma katrore, tipike për bazilikat, ku kanë qëndruar katekumenët (pjestarët jo të krishter ) dhe ata që pendohen e poashtu ka edhe baptisteriumin (kapela me bunar ose pus, ku bëhet kryqëzimi, pagëzimi dhe kungimi).

 

Kjo bazilikë, që gjindet në Ladorisht, në lokalitetin “Livadhet e Dautit”, është zbuluar më herët, që më 1938, nga oficeri serb Kekiq (emri nuk i dihet), është vizituar nga ekipet e arkeologëve, punimet e të cilëve kanë filluar që më 1954-1955 të drejtuara nga Dimçe Koco, dhe kanë zgjatur një periudhë të caktuar e pastaj kanë rifilluar më 1973 deri më 1976. Gërmimet dhe hulumtimet e fundit janë udhëhequr nga Vllado Malenko. Nga të gjitha këto ekspedita arkeologjike, mbase edhe gjurmuesve dhe gërmuesve kolekcionues, nuk është bërë e ditur dhe nuk janë publikuar artefaktet e gjetura në brëndinë e bazilikës dhe rreth sajë.

Daut Shemo, personi që aktualisht sado pak kujdeset që të mos përdhoset kjo trashëgimi kulturore, pohon se në brëndi të ambijenteve janë zbuluar varre dhe gurë, që mund të konsiderohen edhe të ashtuquajturit – menhir (megalit) –gurë më parë janë vendosur vertikalisht dhe që janë përdorur si përmendore varresh, jo rrallë kanë qënë të punuar në relief- me figurën e të ndjerit. Kjo mbase mund të jetë edhe kompleksi cementerial i varrezave brënda bazilikës. Janë këto mbase edhe supozime, që duhet saktësuar dhe definuar deri në fund.

Është zbuluar mozaiku në pjesën e bazilikës, që paraqet figura të ndryshme gjeometrike, bimë, pamje biomorfe etj.

Kjo bazilikë paleokristiane, dëshmon praninë e vazhdueshme të popullatës në këto troje, dhe është objekt me vlera të larta kulturore.

Bazilika e Ladorishtit, do të ishte edhe një nga pikat tërheqëse për vizitorët e shumtë që vijnë në Strugë, për pushime ose vizita “incognito”, krahas objekteve të tjera të trashëgimisë kulturore.

Lokalitetin e bazilikës paleokristiane në Ladorishtë e kanë vizituar shumë kalimtar të rastit dhe të qëllimshëm e ndër të tjerët edhe arkeologu e ilirologu arbresh,

prof.Dr. Aleksandër Stipçeviq, që ka vlerësuar se ky objekt dhe lokaliteti për-rreth duhet hulumtuar, mirëmbajtur dhe meremetuar, por mbi të gjitha kërkon trajtim dhe qasje serioze profesionale.

 

 


Lokalitetin Ilir në Ladorisht e vizitojë më 20.03.2010
Presidenti i Shqipërisë z. Alfred Moisiu

 




GALERIA E Ladorishtit.com

 

Fotografi nga vendlindja dhe mërgimi

 

   

Video


 
 

Video
 


Video
 


 

Sondazh
Cilat projekte duhet ti realizojë Ladorishti në 2010??

Të realizohet pllakata identifikuese për
Te fillojne punet te Bazilika e fshatit
Te rindertohet Zyra e vendit Ladorisht
Te rindertohet Ambulanca e fshatit
Te behet pikesimi i PIKAVE te shenjta
Te kompletohet fusha Sportive te Rasatniku
Te mbarohen rruget e nisura me asfalt..
Te ndihmohet SH.K.A Valet e Liqenit
Te ndihmohen nxenesit me te mire
Te zbulohet Kidnapimi i Kryetarit 2001
Te hulumtohet Masakra e 1944
Te hulumtohet Lufta e Petrinjės..



Rezultate
Sondazhe


Lajmet

Sondazh
çfarë mendoni për Faqen e re në Ladorishti.com

shumė bukur
bukur
jo shumė bukur



Rezultate
Sondazhe

Vota: 140
Komente: 7


Copyright Ladorishti.com
Ti Shqipëri më jep nderë..