Sqarim rreth "Projektit 2010"për të gjithë Ladorishtarët apo hulumtimi i Masakrës
Së pari Ju përshëndes të gjithëve dhe si anëtar i Grupit Inicues(punues)që nga fillimi i Projektit "Ladorisht2009"e deri më 31.10.2009 kur përfundojë Projekti i sipërmendur dhe falë ndihmës morale që ju dha kësaj iniciative nga të gjitha institucionet në vendlindje si Bashkësia Lokale-Këshilli i xhamisë dhe të gjitha asociacionet e saj.Gjithashtu desha të cek edhe pikën kryesore atë të financimit të meremetimit të varrezave dhe ngritjes së Lapidarit të ri nga ana e Shoqatës së mërgimtarëve në Zvicër ku ladorishtarët në Zvicër janë të aktivizuar më se dy(2) dekada në mërgim.
Prandaj do t'ju kisha lutur të gjithëve si vëllezër e motra se Projekti apo nën Projekti 2010 nuk është vazhdimësi e ish-Grupit Punues dhe që ka të bëjë me çdo ladorishtar ,unë them JO pasiqë për këtë nën-Projekt nuk ka nevojë të ngrihet pluhur i madh pa patur nevojë dhe me plot gojë mund të them se ky është vetëm vazhdimi i hulumtimeve të Masakrës dhe njohjes ndërkombëtare të saj nëpër Arkivat Ndërkombëtarë.
Ladorishtarë të nderuar,Ladorishti dhe bijtë e tij kudo që janë shumë shpejtë e kuptuan se iniciativa e marrë kishte domethënie dhe rëndësi historike për të,prandaj ne të gjithë së bashku me atë organizim të shkëlqyer mundëm si çdo herë të rujamë vlerat tona kombëtare dhe si çdo herë finalizuam një Projekt kaq të madh por shumë domethënës për Ladorishtin e Madh.Këtë mund ta shihni edhe në
http://www.pro-ladorisht.org dhe të gjitha faqet që japin informata të përgjithshme (e kam fjalën faqet në Internet)se këtu nuk bëhet fjalë për merita vetëm të një grupi punues ,por meritat na takojnë të gjithëve që nga i vogli e deri të ai më plaku që ndihet krenar me Lapidarin e ri.
Mërgimtarët ladorishtarë kudo që janë(Zvicër-Amerikë-Itali etj..etj) e sidomos familjarët e afërm apo gjenerata e tretë e të masakruarve ishin edhe shtylla kryesore e këtij Projekti si financiarisht e poashtu moralisht ,që padyshim ishte edhe një nder i madh për ta ku mbas 65 viteve më në fund fillojë një Projekt si ky dhe mbarojë me plot sukses nga të gjithë.
Diçka speciale nuk kisha më çka të shtojë ,por unë si Rini Dauti dhe anëtar i atij Grupi punues jam mirënjohës e ndihem krenar me të gjithë shokët e me ato djemtë e rinj,ku një pjesë e tyre të rritur dhe shkolluar në mërgim nuk harruan vendlindjen e tyre dhe patën një guxim të pashembullt në mbrojtje të nderit,emrit ,vendlindjes së tyre...
NUK KA SEND MË TË çMUAR SE KUR LADORISHTARI E DO VENDLINDJEN
NUK KA VENDLINDJE TË DYTË PËR LADORISHTARIN...AI ËSHTË I PARI DHE I FUNDIT...
ZOTI I SHPËRBLEFTË TË GJITHË ATA QË MUNDËSUAN REALIZIMIN E KËTIJ PROJEKTI ,se kështu i treguam vetëvetës,prindërve tanë,shokëve tanë ,por edhe armiqëve se ladorishtarët në mërgim nuk harruan kurrë
Ladorishtin e Madh...
Rroftë Ladorishti e Lavdi bijve të tij
përshëndetje vëllazërore të gjithë Ladorishtarëve kudo që janë në botë...