Rindërtimi i Bazilikës!!!

në Vendlindje dhe Diasporë rreth LAPIDARIT në Ladorisht

Rindërtimi i Bazilikës!!!

Postnga jeton_lleshi » E Martë 29. Dhjetor 2009, 04:50

Bazilika në Ladorisht mban dhe mundë të tregoj një histori autoktone shumë të lashtë prej më 1500 vjetë, atë tempull duhet sanuar sa më shpejt, si projekti i Lapidarit, spese ç`do rrëbesh që i bje, ç`do vërshim që e mbulon i humbën gjurmët me vlera shum të mëdha. Prandaj jam i mendimit që Bazilika duhet të rindërtohet ose të Mbulohet të paktën sa mëshpejt, apo??

Përshëndetje nga Zürichu

Jeton Lleshi
jeton_lleshi
Administrator
 
Poste: 1
Antarësuar: E Mërkurë 11. Nëntor 2009, 22:12

Re: Rindërtimi i Bazilikës!!!

Postnga Vizitor » E Hënë 22. Shkurt 2010, 21:29

Me Baziliken duhet te punojne qeveria me nje projekt(partia ne pushtet) me eksperet dhe akrkeologet shqiptar nga Shqiperia ose Kosova ;) ....se mos na dali pastaj dicka jo e hidhur nga goja e sllavomaqedonasve.
Vizitor
 

Re: Rindërtimi i Bazilikës!!!

Postnga Ton Lleshi » E Premte 26. Shkurt 2010, 21:20

I nderuari Vizitor

Ideja dhe vizioni ynë pikërisht planimetrik ideor i imi me ide të përbashkët me V.K!!!! U vërtetua te Projekti "Ladorisht 2009" e ngritëm një Lapidar shum madhështor "Ladorishtar" te vakçarja, por edhe te Bazilika -Mozaiku është e padiskutuar që do të ket Arkeolog Shqiptar nga Struga dhe Shqipëria. Përndryshe do kalohet sipër kufomës teme!!!!! Për fat e kam shtëpin në oborr të Bazilikës!!

Të përshëndes

Ton Lleshi
Ton Lleshi
 

Re: Rindërtimi i Bazilikës!!!

Postnga Vizitor » E Mërkurë 3. Mars 2010, 21:40

Po pati arkeolog nga Struga as qe mos e nis se te garanton shoku qe sdin gje :lol: ..... po shokuni e thueni DUIT ne qeveri te hedhi ndonje lek per kete projekt e bazilikes mjaft me pasko kuzmani mori pare per bizona e kukulla :D
Vizitor
 

Re: Rindërtimi i Bazilikës!!!

Postnga Rini Dauti-Rollin » E Hënë 26. Prill 2010, 01:05

Përshëndetje të gjithëve Ladorishtarëve
Së pari është për tu përshëndetur çdokush që merr guximin dhe kohën për afirmimin e vlerave historike kulturore- kombëtare anembanë trojeve shqipëtare e në veçanti rasti i Bazilikës Antike në Ladorisht.
Eshtë fakt se ky monument historik është nën mbrojtjen e Institucioneve që mirren me çështjen e kësaj lëmije me vlera të mëdha historike për Ladorishtin dhe Popullin e kësaj ane,por mendoj se vlerat historike dhe madhështia e kësaj Bazilike Antike i kalon kufijtë e Ladorishtit pasi është monument unikat dhe i veçant për ti treguar botës se shqipëtarët në këto troje nuk kanë ardhur në shekullin e XVI apo XVII me ndihmën e Perandorisë Osmane por jetojnë shumë më herët se çmendohet,e këtë e vërteton Bazilika Paleokristiane-Antike në Ladorisht.Unë desha të shkruaj sadopak se si mund të kenë rrjedhur gjërat në Ladorisht gjatë këtyre shekujve të kaluar dhe si është gjendja e tanishme e këtij monumenti historik .
Kur mund të jetë ndërtuar kjo Bazilikë?.....
Siç e dijmë aty janë bërë zbulime arkeologjike nga arkeologë të ish-Jugosllavisë nga mesi i viteve të 70-ta,ku arkeologët e atëhershëm kanë zbuluar një pllakë (varr )afër hyrjes së Bazilikës me mbishkrim që supozohet të jet shkrim i greqishtes së vjetër dhe mbi të shkruan se çfarë varri është(supuzohet të jetë varri i shërbetorit që ka mirëmbajtur atë Bazilikë),dhe poashtu mbi të është shkruar qartë se ai shërbetor paska vdekur në shekullin V të erës sonë dmth nga viti 400 deri 499 të erës sonë,që do të thotë se shërbetorët e këtij lloji janë respektuar shumë nga predikuesit fetarë për kontributin e tyre ndaj kësaj Bazilike ,e për këtë rast e kanë varrosur në brendi të oborrit të parë të hyrjes së Bazilikës që është në anën perëndimore të saj.Ky është edhe një fakt që ky lloj shërbetori është varrosur në shekullin e V të erës sonë ,atëherë në bazë të faktorit kohë dhe me një llogari logjike që mund ta bëjmë mund të themi se kjo Bazilikë ka qenë e ndërtuar shumë më herët seç prdikojmë dmth aty ka pasur edhe të tjerë shërbetorë si ky i fundit...
Pllaka me mbishkrimin e këtij varri ruhet sot në Muzeun e Ohrit apo dikund nga Shkupi(nuk kam njohuri për këtë)...
Pllaka që tregon pamjen e jashtme të Bazilikës(Plani Arqitektonik i saj)...
Poashtu desha të them se gjatë zbulimeve arkeologjike në këtë Bazilikë janë gjetur edhe Pllaka planimetrike (2 apo tre të këtij lloji)që tregojnë pamjen e jashtme të Bazilikës,ku më vonë ndërtimi i mureve të kësaj Bazilike që janë sot kanë formën nga pllakat e zbuluara në brendi të bazilikës në anën e djathtë të mozaikut të saj.Edhe këto pllaka sot ruhen poashtu tek institucionet e lartëpërmendura.
Si ka qënë ndikimi dhe organizimi i jetës në atë kohë(Shekulli i V apo më herët)
Në shekullin e V përhapja e krishterizmit kishte marrë hovin për tu përhapur në gjithë botën e poashtu edhe tek fiset Ilire të rrethit të Strugës(Enkelejt)e Ohrit(Desaretët) që do të thotë se Struga me Ohrin me pozitën e tyre shumë të përshtatshme gjeografike e ushtarake për çdo pushtues (Via Egnatia) nuk i shpëtojë përhapjes dhe pranimit të krishterizmit.
Eshtë edhe ky një fakt i gjallë i autoktonisë së shqipëtarëve se kjo periudhë kohore(shek.V) nuk ka pasur aspak sllavë në këto treva Ilire mbasi ato dyndje filluan nga sheulli i VIII(8) dhe përfundimin e tyre e mbaruan diku nga shek.XII -XIII dmth nga vitet 1100 apo 1299,pra kjo periudhë e gjatë kohore Shek.V dhe fundi i dyndjeve sllave Shek.XIII ka një dallim të madh kohor prej tetë(8)shekujsh që do të thotë se kjo bazilikë ëshë monument i ndërtuar shumë më herët para se të vijnë sllavët në këto treva.Prandaj sipas të dhënave të Ladorishtarëve që kanë pasur kontakte indirekte(Vëzhges) me arkeologët në teren(ish-jugosllavisë)tregojnë se këtyre zbulimeve kanë dashur t'ju japin kahje krejtësisht të gabuar (falsifikimin) gjoja se Bazilika na qenka e kohës së Bizantit më vonë Romës etj etj,por harruan se kush ka jetuar dhe kush jeton në Ladorisht përveç se shqipëtarëveautoktonë(Pasardhësit e fisit Ilir të Enkelejve)sepse ndikimi i Kishës në atë kohë ka qenë shumë i madh,paasiqë kisha ka qenë Organi më i lartë i organizimit të Shoqërisë njerëzore dmth ajo ka bërë ligjin dhe ka marrë taksa (tatime)nga popullata për shpenzime të ndryshme ushtarake e fetare e ne mund të pyesim si pasardhës së Ilirëve..?KUSH KA JETUAR ATËHERE NË KËTO TREVA ILIRE PËRVEç SE SHQIPËTARËVE...?????????????

Në lidhje me këtë temë në mungesë të kohës do shkruaj në ditët e ardhshme...
Nuk ka vendlindje të dytë për Ladorishtarët ,përveç Ladorishtit

Përshëndetje vëllazërore nga R.D-Rollin
Rini Dauti-Rollin
 


Kthehu tek Debat i nxehtë ndërmjet Ladorishtarëve

Kush është në linjë

Antarë duke shfletuar këtë forum: Asnjë antar i regjistruar dhe 1 vizitor

cron