Reagimet rreth Lapidarit te ri ne Ladorisht....

 

Artiste më 31/10/2009 21:25:50

Keto qe na vrane ishin maqedon e jo gjermane, po kishe teshate e gjermaneve, mos genjeni vete ju historian si quheni

ardit më 01/11/2009 05:01:20
Artiste ne at kohë nuk ka pas maqedonas qysh jan sot pa indetitet ato qe i kan ber ket masaker ato kan qen bullgarë, po maqedon s'ka pas nuk kan ekzistue maqedont ne ato kohë

Zani IT më 01/11/2009 14:43:24

Pershendetje:
Nuk mundem te kuptoj dhe te besoj kur nje gje te till!
O ndoshta jam shum injorant o ndoshta nuk jam mir me trunin tim:
Nuk ka baz per kete masakar qe ta ken ber Neo-fashistet kur e din te gjith se shqiptaret ishin miqet me te besuar te gjermanve.
Nese dicka gaboj kerkoj qe te me bindni dhe te me permirsoni.
Me respekt per te gjith
Selam aleikum

emri më 01/11/2009 20:46:42

Ju pergzoj per punen si kryesi qe e keni bere por eshte shum me venes the nuk ka te beje me nazizmin por ka te bej brenda per brenda me bashkjetesen te tjerve ne vend!

ENSA më 02/11/2009 09:29:00

Ladorisht, Ladorisht te erdhi koha qe nje here ne menyre te lire ti perkujtoni te dashurit, baballeret, gjysherit, vellezerit apo nenat qe nuk i mbani mend as pak apo then me mire ti perkujtoni emrat e atyre qe JU jeni pagezuar per te mos u harruar kure. Sot ne ket dite peruroen edhe ato emra qe linden pas masakres se prindeve te vete.Ladorishtare, keni bere shum mire eshte dashur edhe me heret se paku ti perkujtoni se keto kishin nje ¨permendore¨ te vakçarja nga sistemi komunist por as nje here nuk patet mundsi ti perkujtoni, nuk patet mundsi as edhe nga nji lule tu çoni te varri se ruheshi nga vrasesit apo bashkpuntoret e e sistemit qe vriste!!
Lexoj tekstin, shof inçizimin filmik dhe rri e mendohem ! jam larg dhe futem ne mendime, pyes veten time si eshte e mundur qe nuk perfshihet realiteti i kohes se kaluar si nuk permendet se keto viktima se pari u varrosen te xhamija ne mes te fshatit dhe dikur me vone sistemi Titisto komunist naten beri zhvarrimin e i varrosi te Vakçarja.
Pse nuk thuhet realiteti ,se deri tash behet fjal se u vran 126 Ladorishtare por zvoglohet numri ne 84?! ku jan te tjeret apo nuk ka kush u del zot?
Thuhet se masakra nuk u be rastesisht, po ashtueshte por nuk permenden iniciatoret qe ishin baskepuntore te sistemit sllave dhe jo qe punuan kunder Ladorishti deri ne vdekje por edhe bijt e tyre edhe sot e kesaj dite jan haptas bashkepuntore te sistemit antishqiptare e anti kombetare.
Me habitin fjalet se si kryetari i shoqates se historianeve permend vrasesit nazi-fashiste e nuk permend baskepuntoret apo iniciatoret e masakres! apo e gjith kjo ka nje qellim edhe te vetmin qellim qe ti hudhe pluhur popullit te Ladorishtit tja shtremboj te verteten. Pse nuk e thot te verten se ka per qellim qe te rehabiltoj sistemin e kaluar apo te rehabilitoj iniciatoret e qellimshem e te shtyre nga maqedonet qe ta djegin Ladorishtin. E drejta eshte krejt ndryshe pra deri tash Ladorishtaret kan folur me gjuhe tjeter e do te fillojn te folin ndryshe per ngjarjen pra ato qe na vran tash po na bejn Lapidare. Po mir e ke o zotri Nebi Dervishi se ashtu te kan lidhur per hunde por ske çfar u ben Ladorishtareve qe te dhan mundsi te folish disa fjale per te rehabilituar sistemin vrases e te kapesh gjoja per bishtit te nazisteve qe e ke vetem ender me sy çel. Pse nuk e permend iniciatorin e apo vrasesin e gjermaneve qe shkoshin ne rrugen e vete dhe deri ne vdekje Ladorishti nuk mundi te hap gojen e as te qaje per te dashurit! Kur gjith kohen edhe pas vdekjes se tij flitet ishte Mustafa Merko, apo pse eshte nipi i tij ne fuqi politike dhe ju tentoni ta rehabilitoni apo neser ta beni edhe heroj se vrau gjermanin duke hikur ne rrugen e vete.
Me habiti se tepermi kur u be zbulimi i lapidarit ishte edhe nipi i vrasesit kryesore te Ladorishtareve pra Ramiz Merko apo kryetari i Struges. Sigurisht qe kjo dite ka per qellim te na zbute dhimbjen te ne shton dashurin per brezin e kaluar te themi por ama Ladorishti ka edhe pleq qe e din realitetin dhe kushe dij se a pajtoen me fjalet e kesaj dite se i kan plagete pa sherueshme edhe sot e kersaj dite. Ladorishti nga sistemi i kaluar per veç masakres ka perjetuar ehe raste te tjera ashtu edhe nga sistemi i quajtur demokratik dhe kushe dij se çfar i shkruet, kush e dij se humanizmin njerzor e kombetare ja merr neper kembe, gjithse si ne Ladorisht ka pas legjend dhe tradit edhe pse te dhimbshme por te ndershme . Ju lumt. Respekt dhe nder per viktimat , fal i qofshin tokes te Ladorishtit. Por tradhtaret vdiqen tradhtare e do te mbesin tradhtare.

cobanich më 02/11/2009 11:37:48

Cdo gje qe te bosh eshte mire. U vran si u vran ,u vran .ne veq mund te bojm bla bla.
Po kjo gje qe kan ber eshte inicjativ e mergimtareve. Kete gje e din mire RAMIZ MERKOJA.a ka ndonje qe mund te ma shpjegoj mua cobanit ne Zvicer qe qfar gerkon RAMIZ MERKOJA aty. Apo i bori ai ato investime ? Se nqs se quhen deshmoret e kombit ater ato i takojn shtetit investimet se nqs se i quejm PARTIZAN.a me sa di un kjo eshte inicjativ e mergimtarve LADORISHTAR.jan kostot te vet mergimtarve. A RAMIZI ESHTE SI SALI BERISHA KU BEN RRUM AY DUM. Gabim qe e keni therrit ay e ka len rrugen LADORISHT SHUME. SI rrugen e AVGANISTANIT. A ka shpjegim per ket njeri. Me keq ardhje qe nuk e kemi SULLTANIN se ay ishte njeri qe i vinte ne vij te drejt krejt keto LLAFEGJIT e kotit.Me SULLTANIN te gjith ishim krenar.Ndersa ky zoteria edhe se eshte LADORISHTAR.po eshte prej atyre llapagjinjve te medhenj edhe veq per te ngrene.
Le preehen me qetsi dhe me gjehnet shpirtrat e te reneve .Ju lumt Quna per punen qe keni ber .Allahu ju rojt edhe ju shperbleft me cdo te mir.
ALLAHU EKBER.

Mërgimtari më 02/11/2009 22:44:42

Shumë e saktë kur themi pse historianët e fshehin të vërtetën,kur dihet se nëmesin e gjermanëve ka pasur edhe sllavo-folës për këtë ka shumë dëshmitarë nga Ladorishtarët që do të thotë se gjërat janë të ndara nga Lapidari i ri dhe rasti i enigmës së masakrës.Ka një verzion që lidhet që nga Lufta e Petrinjës ku Ladorishti kishte udhëheqësit ushtarakë në këtë luftë që njihet si Lufta e tretë Ballkanike për bashkim kombëtarë e organizuar nga qeveria e Ismal Qemalit dhe Riza Ajro me Demir Lenën e shumë luftëtarë nga Ladorishti dhe gjithë rrethina i bënë ballë ushtrisë serbe me ditë të tëra dhe me mobilizimin e p¨rgjithshëm të ushtrisë serbe në ofenzivën e dytë rreth 70 000 ushtarë thyen kryengritjen shqipëtare dhe posaqërisht ladorishti edhe pas thyerjes së saj luftojë plotë një javë kundër serbëve ku me bombardime,djegje dhe masakrime të papara përjetojë por nuk u gjunjëzua nga njësitet e Riza Ajros dhe demir Lenës ku u masakruan me qindra ladorishtarë dhe varrezat e të rënëve janë gjithkund e posaqërisht nën temelet dhe oborrin e xhamisë së sotme.Pra,nuk është masakra e parë ajo e 1944 dhe verzioni që dëshirojë të shkruaj është se sllavët më 1913 në Luftën e petrinjës masakruan gati me qindra ladorishtarë dhe me dhjetra anëtarë të fisit Ajro ku edhe vetë Riza Ajro i plagosur në këto luftime u arratis në Turqi.Me masakrën e 1944 u masakrua përsëri Ladorishti e në veçanti familja e Demir Lenës që do të thotë se sllavët nuk harruan hakmarrjen ndaj kësaj familje që dikur pati humbje të mëdha në Pëtrinjë.Kjo lë të dyshosh se masakra e 1944 ka qenë e montuar apo shfrytëzuar nga sllavët që ti hakmirren Ladorishtit,kjo s'do mend ,sepse në atë kohë në malin e ladorishtit kanë qenë të stacionuara edhe aradhat partizane të përziera (multietnike)por kur kanë parë ladorishtin që bombardohej e masakrohej ata nuk ndërmorën asnjë akcion për ta ndihmuar atë edhe pse çdo ditë kanë ngrënë bukën e ladorishtarëve,kjo do të thotë se ata kanë ditur që masakra do të ndodhë dhe mund të themi se armikut të ladorishtit(shqipëtarëve)me uniforma gjermane apo partizane ishin të njëjta..zhdukja e ladorishtarëve dhe zvogëlimi sa më i madh i numrit të shqipëtarëve në këto treva.Aty u vranë më se gjysma e burrave të fshatit pa llogaritur edhe burrat e 1913 ku vrasjet ishin edhe 3 apo 4 herë më të mëdhaja ,sot me plotgojë se Ladorishti ka qenë gjithmonë qerdhe e Trimave ,këtë e ka vërtetuar koha deri në ditët e sotme ku nga dora sllave u vranë dhe u përsekutuan shumë Ladorishtarë si Sulltan Memeti,Kadri Labënishti me familje,Lebit murtishi e me dhjetra ladorishtarë të burgosur e persekutuar.
Ladorishti askujt nuk i ka borxh që luftojë për bashkim kombëtar edhe pse çmimi ishte tepër i lartë por një gjë le ta dinë "ATA" se rruga e lirisë që na treguan Riza Ajro,Demir Lena,Kadri Labënishti,Lebit Murtishi etj etj është DRITË E PAFUNDSHME për ne dhe rruga e vërtetë se si duhet të vdesë një Ladorishtarë i vërtetë...
Lavdi të rënëve dhe kurrë s'do t'ju harrojmë...

kushjam më 02/11/2009 22:53:02

nuk kemi nevojë të hymë në thellësitë e masakrës ,por kjo masakër deri më sot nga historianët tanë nuk është sqaruar si duhet ,pra po vjen koha që pas lapidarit duhet edhe një libër me të vërtetën e masakrës së ladorishtit...tung

MEDI VEBI COMA më 03/11/2009 04:39:27

NE 2/11/09 u.s.a
Une jam nip deshmorit te viti 1914 BAJRAM COMA qe u vra ne luft me grekun per te shpetuar shqiperin dhe per te mbrojtur flamurin e VLORES te ISMAIL QEMALIT dhe amanetin e te parve.Po ashtu luftoj edhe ne luften e PETRINES ne 1913, ay kurr nuk u kethye ne shtepi. po ju bashkua forcave te SALI BUTKES NE MALET GRAMOZIT RA DESHMOR. Bashk me fshatarin e ti DEMISHA HOXHEN.KETE PO them se baben tem vebin e la te vogel 3 vjecar edhe baba urrit pa babe po dash zotit pati dy vellezer me te mbedhenj dhe ****** e vetme dhe nenen.me fukarallek po dolen ne drit.po ashtu jam edhe
nip i FAIK ZYLALIT.luftetar iluftes te Petrines 1913,u plagos ne goj atere dhe u mjekua ne elbasan.i shpetoj asaj lufte patriotike.Ne vitin e masakres se LADORISHTIT.te tetorit 1944.te vendi qyejtur belike u pushkatua ne ball ne nji moshen te vjeter,po i perjetoj te dy luftrat po prap shkoj pe plumbit ky ishte gjyshi nga nena ishte vorrosur ne fun te bafcesh bashk me nji kushuririt te tij pas 8 vite me urdherin e pushtetit teror komunist u cvorrosen te kretjt nga vendet ne tjera te fshatin apo kodrina u derguan eshtrat te vorrezat te vakcarja ku pushojn se bashku.une jam krenar se gjyshet e mij ran deshpor edhe askush nuk esht fajtor.une jetoj me se dyzet vjet ne amerik edhe ne veren e 1973 une mora iciateven e par ne ato koha pa ndimen e askujt ku baba im me parate e mija dhe mundin e ti me sakrifica qe shoqata e luftetarve nuk e lejonte ti rrethoj vorrezat se qenkan gjeja pun e lutetarve po baba vebiu me luft ku e detyruan qe te boj plan urbanistik edhe ti marrin para sa u deshte qefi, dhe asaj pune rrethimi me beton DHE me ekura dekorimi i borem per bukuri.une ket ver kur isha ne struge, un cdo vit vizitoj vorrezat.po kur pash se kishin filluar ti renovojn me nji plan verte me mencuri edhe aktivistave dhe inciatorve i uroj cdo te mire familjare,DHE atyre qe kontribuan te holla apo mund po ashtu puna e mrekullushme e prefesorit artiteku VEDAT KOLONJES.
Kur isha atje ke vorrezat i takova disa aktivist une i afrova te holla po e lam se do takoemi tjeter er po neve u larguam se jemi gurbeci.por une pra do vij ne ver.sa i perket emrave te NEBI DERVISHIT,RAMIS MERKOS,KRYETAR I BASHKIS.dhe te tjer neve duet te jemi te lumtur qe e rrexuam yllin apo lapidarin e komunistve ku keto njeres nuk i takonjin komunizmit po kundrazi komunizmi i vrau une e di se kush ishin ato maqedon qe moren pjes ne masakren e Ladorishtit legjendar. se i vetmi fshat ne rrethin e Struges eshte djegur tre here apo me eshte rrethuar gati disa her po ashtu edhe 1992 ne qershor 15 ku u maltretua fshati dhe politika bonte seir,viktima e fundit kryetari fshatit ladorrisht. QEMAL LENA U leshua nga burgu i zi dhe mbas nji kohe te shkurter vdiq.u burgosen edhe kadri labunishti, lebit murtishi.dhe gjat komfliktit te 2001 u kidnapua SULTAN MEMETI,djali i ri po edhe sot nuk diet per fatin e tij ju lutem duani ladorrishtin se esht fshat i heroizmit te rrethit te struges.admironi emrat e atyre qe ran deshmor prap dueni ladorishtin se esht zemra jon.kam shum te shkruej po istorija jon ska te mbaruar po lini tradhtin duani njeri tjetrin thueni "LADORISHT na ke dhen nder"! LAVDI.

Në fshatin Ladorishtë të Strugës, u përkujtua 65 vjetori i masakrës së kryer nga forcat naziste. Në vjeshtën e vitit 1944, pak para përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, forcat naziste, gjatë tërheqjes së tyre, kishin masakruar 84 fshatarë të Ladorishtiti, në mesin e tyre edhe disa gra e fëmijë.
Me këtë rast, sot në fshatin Ladorisht, u zbulua një lapidar madhështor, që sipas fshatarëve, të gjithë brezave të ardhshëm do t'ua përkujtojë atë ditë të tmerrshme të 28 tetorit të vitit 1944.
Me rastin e shënimit të kësaj dite, në Ladorishtë ishte organizuar edhe një tribunë shkencore e titulluar si “Historia e Ladorishtit-65 vjetori i masakrës.
“Nga ngjarjet dhe data e shënuara të historisë sonë më të re në trevat lindore shqiptare, në vitet e Luftës së Dytë Botërore ndër më të dhimbshmet pa dyshimin më të vogël është masakra e Ladorishtit me 28 Tetor të vitit 1944 kur brenda një dite nga terrori nazi-fashist u vranë dhe u dogjën në zjarr 84 persona, burra, gra dhe fëmijë” , tha Nebi Dervishi, kryetar i Shoqatës së Historianëve Shqiptar.
“Masakra që përkujtojmë është padyshim në thelbin e vet një ngjarje tragjike. Pasi bart në vete një dhimbje të madhe që e ndiejmë edhe sot. Por njëherësh ajo është edhe madhështore dhe heroike. Okupatori e dinte se kjo zonë është shndërruan në qendër të pamposhtur lirie, rezistence, kundërshtimi dhe ishte vendosur që rrugën e nisur ta çojnë deri në fund. Masakra pra nuk ishte e ndërmarrë rastësisht por ishte një veprim i menduar, i peshuar mirë nga forcat okupatore”, theksoi Xhelal Gjecovi, Instituti i Historisë së Shqipërisë.  
Në mëngjesin e 28 tetorit te 1944, forca të shumta gjermane kishin rrethuar Ladorishtin, pa lene asnje mundesi per t'u larguar askush nga fshati. Keshtu, sipas rrëfimeve të më të moshurave, fillimisht i ishte vënë zjarri shtëpive, ndërsa më pas në vendin e quajtur Vakcare, prane magjistrales Struge-Qafethane, ishin masakruar 84 persona.
Semra Jakupi
Nga Familjarët pjesmarrës në tubim te xhamia në schwerzenbach më
17.05.2009
u përkrah iniciativa njëzëshëm, dhe kërkuan nga këshilli inicues dhe
grupi punues që puna të bëhet më progresive, sepse u humb mjaft më e
gjithë kjo kohë, dhe se ne e kemi shansin të definojmë Historin e
saktë për atë ç`ka ndodhi atë ditë tmerri në Ladorisht. Por nuk u
ndalën vetëm tek kjo shprehen ndërlidhjen me luftën e Ladorishtarëve
në Petrinjë, pra nënvizuan ...një popull që nuk e njeh të kaluaren e
vet, ai nuk mundë ta ndërtoj të ardhmen....

Me respekt Grupi punues
 
 
 


 

Karamfili Xhemail Hakik- 30 vjeqar
Karamfili Xhemail Ahmedan - 15 vjeqar
Kolonja Rushan Hajdar - 36 vjeqar
Kolonja Veis Rexhep - 39 vjeqar
Kolonja Kamber Tefik - 30 vjeqar
Islami Ajdin Arif - 45 vjeqar
Lena Ali Demir - 59 vjeqar
Lena Elez Dehar - 33 vjeqar
Lena Ferit Esheref - 3 vjeqar, femi
Lena Rrahim Luze - 49 vjeqar
Lena Beqir Nazim - 30 vjeqar
Lena Bajram Rexhep - 31 vjeqar
Lena Ali Rrahim - 75 vjeqar
Lena Amit Pajazit - 18 vjeqar
Lena Rrahim Zenun Uke - 30 vjeqar
Lleshi Pasho Maksut - 63 vjeqar
Lleshi Abdulla Murat - 34 vjeqar
Lleshi Demirali Sadush - 29 vjeqar
Mahmudi Ibrahim Irfan - 22 vjeqar
Mahmudi Etem Nafis - 21 vjeqar
Mahmudi Xhemail Qamil - 30 vjeqar
Mahmudi Etem Qani - 19 vjeqar
Mahmudi Baftiar Sadush - 31 vjeqar
Malo Ismail Bexhet - 66 vjeqar
Murtishi Jagup Elvan – 47 vjeqar
Murtishi Rystem Faik – 65 vjeqar
Murtishi Arif Murat – 34 vjeqar
Murtishi Rashit Nazim – 32 vjeqar
Murtishi Demisha Osman – 48 vjeqar
Murtishi Arif Sefer – 39 vjeq
Rika Yzeir Nazif – 48 vjeqar
Rika Yzeir Shaziman – 38 vjeqar
Sylejmani Veli Asip – 36 vjeqar
Sylejmani Murat Muharrem
– 61 vjeqar
Sylejmani Gani Shaban – 19 vjeqar
Shaipi Abdurraman Asan
– 36 vjeqar
Yska Isa Emin – 67 vjeqar
Yska Kalosh Isa – 21 vjeqar
Yska Isa Ismail – 37 vjeqar
Zylali Jashar Arif – 77 vjeqar
Zylali Rexhep Dylaver – 36 vjeqar
Zylali Jashar Faik –
Zylali Halil Mehmedali – 23 vjeqar
Zylali Eles Mersin – 30 vjeqar
Zylali Mehmedali Xhevit – vjeqar