VIKTIMAT E VAKCARES
(me rastin e 60-vjetorit te masakres se Ladorishtit)


Nga ngjarje dhe data te shenuara te historise sone kombetare shqiptare,
padyshim qe masakra e Ladorishtit ben pjese ne vazhden e atyre ngjarjeve qe pararenden popullin shqiptar ne shekuj.

Fshati Ladorisht i Struges ,tanime i njohur per veprat e tij patriotike ne kete ane,
sivjet ka dicka te vecante per te kujtuar.Kete, 28 tetor perkujton 60-vjetorin e renies se vik-
timave te terrorit nazist ne kete fshat,ose ndryshe sic quhet Masakra e Ladorishtit.

Ne vjesht-en e 1944,si ne gjithe ballkanin perendimor ashtu edhe ne rrethin e struges ,zhvilloheshin luftime te shumta nga ana e koalicionit Antifashist,kunder forcave okupatore gjermane.Kesisoj,duke u ndodhur panderprere nen trysnine e pritave dhe sulmeve te befasishme,nazistet gjermane ne shenje hakmarrje vendosen ta ndeshkojne Ladorishtin.

Ne mengjesin e hershem te 28 tetorit te 1944,forca te shumta gjermane te armatosura dei ne dhembe e rrethojne Ladorishtin,pa lene asnje mundesi pertu larguar askush nga fshati.Keshtu,shtepive iu vu zjarri,ndersa popullaten e tubuar e dergojne ne fund te fshatit ne vendin e quajtur Vakcare,prane magjistrales Struge-Qafethane.Ata qe perpiqeshin te canin bllokaden qelloheshin dhe liheshin ne vend.Ne kete masaker nuk u kursyen as pleqet e femijet.Nga 82 te masakruareve nga xhelatet gjermane ,7 ishin gra 4 femije,kurse te tjeret te rinj burra e pleq.Ekzekutimi u be po aty,ne Vakcare duke i radhitur ne kolona dhe pastaj i qelluan me bresheri mitralozi.Per te qene me te sigerte se te pushkatuarit jane vrare ,ata dot'i qellojne edhe nganjehere ne koke viktimat e tyre te shtrira ne rrekete e gjakut.Me kete kasaphane hordhite gjermane dote kryenin nje nga masakrat me te medha ne Maqedonine perendimore.Ate dite te kobshme Ladorishti po kalonte oret dhe castet me te renda te historisese tij.

Nje rast i ndieshem qe vlen te theksohet ketu,eshte ai i plakes 84-vjecare Myrybane Collaku.Gjermanet e detyrojne qe me doren e saj t'ia ve flaken kasolles se vet,dhe kur kasollja merr flake e gjuajne mbi te dhe ajo digjet.

Pra,logjika e praktikimit te terrorizmit nazist nuk njihte kufij.Nuk munguan asaj dite as edhe format e rezistences individuale.Fill i vetem,Maksut LLeshi,nje banuesi i Ladorishtit,me pushke ne dore deperton neper fshatin e pushtuar nga soldateska gjermane,arrin deri te burimet e fshatit,ku detyrohet te pranoje lufte te pabarabarte me nazistet gjerman.Ra i plagosur per vdekje te burimet e fshatit po ate dite.

Nje tjeter martire qe dha jeten eshte edheTelete Hoxha.
Vajze15-vjecare,sakrifikoi jeten oer te shpetuar babain e saj.Ne momenti kur gjermanet kishin drejtuar tytat e automatikeve per ta vrare te atin e Teletes,Dine Hoxhen, kjo versulet me force mbi ta duke i dhene mundesi te atit te ik ,keshtu ai largohet dhe shpeton,portytat e automatikeve dote zbrazen mbi trupin e Teletes
.

Nazistet gjermane do ta mbajne te rrethuar Ladorishtin deri ne mbremje,kur do te terhiqen per ne Struge duke lene fshatin e djegur dhe te masakruar.Ata qe shpetuan te tmerruar me ate qe pane e qe perjetuan do te largohenne mbremje dhe do te strehohen ne rrethet e Librazhdit dhe Pogradecit.
Nje psese tjeter do te futen neper shtepite gjysme te djegura e te shkaterruara ,duke pritur
se c'dote ndodhe ne oret qe dote vinin.Shume kohe dot'i duhen Ladorishtit per t'i sheruar
plaget.

Ne shenje nderimi dhe zie per viktimat e rene,gjate nje viti dasmat ne Ladorisht do te behen pa aheng.Ne vitin 1952,shoqata e veteraneve dhe bashkesia e fshatit ne perkujtim te viktimave te terrorit nazist do t'i ngrejne nje lapidar ne Vakcare.

Pushteti i atehershem monist do ta kene ne shenjester dhe ne mbikqyrje te perhereshme Ladorishtin,si zone e rendesise se vecante,per vete faktin se kjo vater e zjarrte e atdhetarizmit shqiptar do te shendrrohet me vone nje baze e fuqishme dhe mbeshtetese e levizjes per clirim dhe bashkim kombetar.

"1992"
Kështu,edhe ne kohen e demokracise ,me 15qershor te 1992,Ladorishtit ja mesyen qindra
police maqedone te armatosura me autoblinda dhe mjete te tjera luftarake.E rrethojne dhe me kete rast keqtrajtohen brutalisht shume familje.Gjate gjithe dites shume shtepi u bastisen dhe
disa veprimtare te ceshtjes kombetare arrestohen dhe denohen me vite te ndryshme burgimi.
ky akt i turpshem dhe antishqiptar i autoriteteve maqedone u be me pretekstine kerkimit te
armembajtjeve pa leje.

Vetem disa jave para ketij rrethimi Ladorishti ka patur nderin qe te kete per mysafir ne odat e tij ,komandantin legjendar te UCK,Adam Jasharin.


Pa u larguar shume nga tema munde te konstatojme se kete vit jubilar Ladorishti perkujton 60-vjetorin e masakres se 28tetorit te 44,me mall e dhembje per te treguar edhe kete here se kujtesa per te renet ne Vakcare nuk eshte shuar,perkundrazi eshte prezente ne mendjet e tyre.Aq me tepër ku secili nga vendasit ka te pakten nga nje te rene ne keto varreza.Eshte ne nderin e gjeneratave te reja qe pervjetore si ky jubile ,te organizoje homaxhedhe t'i perkujtoje keta viktima ne menyre sa me dinjitoze,ashtu sic ka ndodhur edhe me pervjetoret e kaluar.
lavdi u qofte
MEDAI SHAHOLLI