![]() |
AVNI
RRUSTEMI
(Frymëzim atdhetarizmi e qëndrese) Avni Rrustemi, lindur në Libohovë në gjirin e një familjeje atdhetare me tradita të lashta përparimtare. Shkollën fillore Avniu e mbaroi në vendlindjen e tij. I etur për dituri ai, mësimet i vazhdoi në normalen e Elbasanit e më pas edhe në ato Shën Mitër Koronë, ndërkaq studimet e larta për pedagogji i ndoqi në Universitetin me zë të Romës. Avniu, biri i Libohovës dhe i Shqipërisë, atdhetarë e patundur me drejtime demokratike të kohës, duke parë gjendjen e rëndë ekonomike dhe shoqërore në Shqipëri, ai „u shkri si qiriri“, i Namit duke dhënë çdo gjë nga vetja si shembull i brazave të ri, që të edukojë gjeneratën e re që po rritej në një frymë krejt të re përparimtare për t’i dalë zot shqiptarisë. Avniu i kuptoi më mirë dhe më qartë nga të tjerët qëllimet grabitqare të shteteve fqinje, të cilat hapur e fshehur po synonin ricopëtimin e Shqipërisë, për fat të keq e gjitha kjo më mbështetjen dhe qëndrimin kundërshqiptar të disa nga Fuqive të Mëdha, të cilat nën ndikimin e Rusisë Cariste po mbyllnin njërin sy para invadimeve serbe, greke e bullgare në tokat shqiptare. Në këtë mes, dorën në zemër edhe me qëndrimin e imzanë e Portës së Lartë, e cila për më se pesë shekuj shqiptarëve ua kishte sjellë diellin mbi kokë! Kështu që, politika e atëhershme franceze, angleze etj. atëbotë ishin të gatshme që Shqipërinë ta fshinin qoftë edhe nga harta evropiane si shtet. Përballur me këtë gjendje të rëndë Avniu dhe bashkëluftëtarët e tij nuk po rrinin duarkryq, ata kishin mobilizuar të gjitha forcat e veta e me rininë djaloshare, po vepronin anë e kënd atdheut. Në mënyrë që të ishin gati edhe me armë në dorë për t’i dalë në mbrojtje tokës sonë të shenjtë, ku veç kishin filluar t’i ngulnin thonjtë e tyre në tokat tona si Italia që kishte mësyrë Vlorën! Avniu,
ishte atdhetar e demokrat, revolucionar dhe intelektual, që çështjen
e atdheut e kishte vënë mbi të gjitha, madje edhe mbi jetën
e tij. Ai, duke e ndier si nevojë të kohës që djemtë
atdhedashës t’i mobilizoi dhe t’i ketë kurdoherë
të gatshëm, për të qenë pranë e pranë,
themeloi Shoqërinë Demokratike „Bashkimi“, shumë
nga pikat e këtij programi edhe sot e kësaj dite nuk e kanë
humbur aktualitetin e tyre. Avniu ishte pjesëtar i denjë i opozitës
demokratike në Asamblenë Kombëtare mu në prag të
Revolucionit Demokratik Borgjez të Qershorit të vitit 1924,
ishte kjo Qeveria e parë Demokratike në Ballkan e më gjerë
që udhëhiqej nga bijtë më të devotshëm të
shqiptarisë në krye me Fan Nolin e madh. Në
vitin 1908, Avniu braktisi bankat shkollore dhe iu bashkua çetës
së Çerçiz Topullit. Që më 1910, Avniu me
kobure në dorë bëri përpjekje qe ta qëronte nga
faqja e dheut (në Shkodër) Gjeneralin otoman, gjakpirësin
Shefqet Turgut Pashën, komandant i ekspeditës turke në
Shkodër. Atëbotë, Avniu ishte në moshë fare të
re, por me veprimin tij të guximshëm, ai tregoi se si duhet
të „dekorohen“ pushtuesit e tokave shqiptare dhe tradhtarët
e vendit! Ky ishte një frymëzim i mirë për të
gjithë popujt e pushtuar e në këtë kontest edhe për
ne, që për liri dhe bashkim të vendit jemi përpjekur
pareshtur ndër vite deri tek ditët e sotme, ku shumë bijë
të devotshëm kanë ndjekur rrugën e Avniut, Çerçizit,
Zaskocit, Micit, Vasilit, Kushit, e dhjetëra bijve tanë të
devotshëm, që u flijuan për! Akti
historik dhe heroik që Avniu e kreu më 13 qershor 1920, kur
me atentat vrau në Paris Esat Pasha Toptanin- Kryetradhtarin e vendit,
veglën e shteteve fqinje, njëkohësisht edhe të fuqive
të huaja dhe shitësin e interesave të Shqipërisë,
tronditi Konferencën e „Paqes“ në Paris dhe prishi
planet që bëheshin për ricopëtimin e Shqipërisë
së edhe ashtu të përgjysmuar! Avniu me aktin historik që kreu, i tregoi botës se dora e popullit do t’i arrij tradhtarët e kombit tonë - edhe në Paris, Londër e kudo që të fshihen e strehohen ata! Avniu, gjyqin e Parisit, që iu ngrit për ta dënuar atë, e shndërroi në një tribunë politike, ku mbrojti me konsekuencë të drejtat shqiptare, duke fituar kështu simpatinë e qindra intelektualëve të kohës, të cilët u solidarizuan me qëllimin e lartë të veprës së Avniut dhe me të drejtën e popullit shqiptar për të qenë i lirë në tokat e veta. Nëpër të gjitha qytetet e Shqipërisë organizoheshin tubime e manifestime në shenjë përkrahjeje të Avniut me të vetmen kërkesë: „LIROJENI DJALIN TONË!”- tradhtarët plumbin e kanë hak... Avniu dhe populli shqiptar e fituan edhe këtë gjyq. Në dhjetor të vitit 1920, Avniu kthehet në Shqipëri. Masat popullore liridashëse e pritën me entuziazëm, e pritën si një hero të vërtetë. Avniu për asnjë çast nuk e ndali veprimtarinë e vet dhe as edhe njëherë nuk mendoi se „e kreva detyrën ndaj atdheut!“. Ai nuk qe vetëm organizatori kryesor i shoqërive demokratike – përparimtare dhe çlirimtare, por edhe njëri ndër ideologët më të shquar të asaj kohe. Idetë e tij të publikuara, një herë u bënë edhe armë të fuqishme në duart e rinisë demokratike të asaj kohe si dhe të masave të shtypura. Idetë e tij për përparimin e vendit ai i shprehu edhe në Asamblenë Kushtetuese të vitit 1924, ku edhe u zgjodh deputet nga populli i ish prefekturës së Kosovës. Ai mbrojti me guxim e zjarr traditat luftarake të popullit tonë, përpjekjet e të drejtat e tyre për t’u çliruar nga zgjedha serbo-sllave dhe greke, për të jetuar të lirë dhe të bashkuar- ashtu siç jetojnë popujt e tjerë të botës së lirë... Forcat e errëta Monarkiste, përgatitën likuidimin e Avniut, ai ra me 22 prill, ra për të mos rënë kurrë!... Figura e Avniut do të qëndrojë lartë në ndërgjegjen e luftëtarëve të lirisë! Nderim
i përjetshëm jetës dhe veprës së ndritur të
Avniut! |
|
![]() |