Njoftim

 
 
 
Në takimin e 26 Nëntorit 2007 te kryetari I Strugës Ramiz Merko me pjesmarrjen e Kryesisë së B.L. të Ladorishtit, Këshillit të Xhamisë Ladorisht, Drejtorit të Shkollës fillore të Ladorishtit, Kryesisë të Rinisë së fshatit, Kryesisë së klubit "Përparimi", Kryesisë të Sh.K.A “Valët e Liqenit” si dhe dy këshilltarët në Komunën e Strugës u vendos unanimisht që
SHKOLLA FILLORE NË LADORISHT të marrë emrin e pishtarit të arsimit shqip
“QEMAL LENA”

Kush ishte Qemal Lena?

Qemal Lena lindi më 24.10.1929 në Ladorisht te një familje PATRIOTËSH, gjyshi I tij Demir Lena ishte zëvendës KOMANDANT në luftën e PETRINJËS.

Qemal Lena I respektonte fshatarët, e donte fshatin, e donte Kombin por mbi të gjitha e deshte ARSIMIMIN në gjuhën Shqipe për të cilin flijojë edhe jetën e tijë.

Në vitin 1990 zgjidhet si kryetarë I pare I Ladorishtit në mënyrë demokratike pas 45 vjetësh diktakture i cili menjëherë fillojë punën në të mire të Ladorishtit, pra fillojë me zgjerimin e rrugëve rurale në fshat.

Shtatori I vitit 1991 u quajt shtatori i protestave për rihapjen e paraleleve të shkollës së mesme në gjuhën shqipe. Në këshillin koordinues të protestave ishte Kryetari i Ladorishtit Qemal Lena Kadri Labënishti, Lebit Murtishi, Verdat Kolonja, Baftjar Elmazi, Agni Dauti, Milaim Latifi, Tahir Hani, Halid Naxhaku, Gëzim Kaleci, Vibar Hani etj. Protestat zgjatën pesë ditë. Ditën e pestë protestat u ndërprenë me ndërhyrjen e policisë në sheshin e qytetit Revolucioni, sot Nëna Terezë.

Pra protestat për rihapjen e paraleleve në shkollën e mesme „Niko Nestor“ përfunduan pa sukses, por Qemal Lena, Lebit Murtishi, Verdat Kolonja, Guximtar Labënishti, Murat Lumani, Ymer Ymeri, Agni Dauti, Baftjar Elmazi, Meqail Osmani krijuan këshillin inicues për hapjen e shkollës së mesme të pavarur „Hajdar Dushi“ me mbështetje të SH.M. „Hajdar Dushi“ Gjakovë.

MË 2 TETOR 1991 në ceremoninë e inaugurimit të shkollës së pavarur, SHKOLLËS SË MESME HAJDAR DUSHI në Ladorisht, kryetari gjatë prerjes të shiritit do të urojë
„Ta gëzojmë shkollën“,
për këtë shkollë do të shkruhet:

Ti, tempull I shenjtë,
S’linde nga hiri.
Të lindi populli,
Nga gjiri.
Dole nga dëshira
e gatuar me mall,
Linde,
Që me dritë,
Ti ndrisësh errësitë,
U ngrite,
Që t’i zhbësh mjegullitë.
Ti nuse, Ti orë,
Dole nga brinjët e popullit,
Nga dëshira e kuqe,
Nga ëndje malli,
E rastësisht s’mbive
Në rrëzë mali!
S’u ngrite ti rastësisht
M’u në Ladorisht
Yll dasaretësh në vatra
Ëndërr e zhgëndërruar strugane;

Për këtë hapë të madh, për këtë kthesë historike në arsimin shqip në Maqedoni pushteti do të hakmirret dhe më 15 Qershorë 1992 në orët e mëngjesit rrethohet Ladorishti me mëse 4500 trupa ushtarake policore dhe vetëm shtëpinë e Kryetarit e rrethojnë rreth 200 policë sllavo - maqedonë duke arrestuar atë me të birin Ali Lenën dhe menjëherë i dërgojnë në burgun e Manastirit ku torturohen në mënyrën më jonjerzore. Pikërisht pasojat e dhunës së ushtruar ishin edhe shkaku i vdekjes së parakohshme,

Qemal Lena me veprën e tij do të mbesi pishtar i arsimit shqip në Maqedoni dhe shembull për gjeneratat e reja deri në përjetësi.



 
 
© 2001-2007 www.ladorishti.com; Ti Shqipëri më ep nder...